Dhomat & Suitat
Zgjohuni midis dritës së mëngjesit, qetësisë së natyrës dhe horizontit të detit.
Pushimi fillon këtu
Hapësira që ju ftojnë të qëndroni edhe pak më gjatë.
Në Palma d’Oro, çdo dhomë është menduar si një strehë e qetë, ku drita natyrale, materialet e ngrohta dhe pamjet panoramike krijojnë një atmosferë relaksi.
Ballkonet hapen drejt detit, pishinës ose kodrave me ullinj, ndërsa dizajni modern dhe detajet elegante ju bëjnë të ndiheni menjëherë si në shtëpi.
Sepse pushimet nuk maten vetëm me destinacionin, por me mënyrën se si ndiheni në çdo moment të tyre.
Standard Room
Rehati në thjeshtësinë e saj më elegante.
Standard Room është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një ambient të qetë, funksional dhe të kuruar në çdo detaj.
Me dritë natyrale, materiale të ngrohta dhe një atmosferë relaksuese, ajo ofron gjithçka që ju nevojitet për një qëndrim të këndshëm. Disa dhoma shikojnë drejt ullishtes, ndërsa të tjera ofrojnë pamje nga pishina.
Për 2 persona · Wi-Fi · Smart TV · Kondicioner · Minibar
Superior Room
Më shumë hapësirë për të shijuar panoramën.
Superior Room është projektuar për ata që dëshirojnë një përvojë më të gjerë dhe më të ndritshme.
Ballkoni privat ju lejon të shijoni ajrin e freskët të mëngjesit, ndërsa pamja drejt detit, pishinës ose kodrave krijon një sfond që ndryshon bukur gjatë gjithë ditës.
Një hapësirë ku eleganca dhe qetësia bashkëjetojnë natyrshëm.
Për 2 persona · Ballkon privat · Pamje panoramike · Wi-Fi · Smart TV
Junior Suite
Kur pushimet kanë nevojë për pak më shumë hapësirë.
Junior Suite është menduar për çifte që dëshirojnë më shumë komoditet ose për familje të vogla që kërkojnë liri gjatë qëndrimit.
Ambienti i bollshëm, ballkoni panoramik dhe pamja e gjërë drejt detit krijojnë një atmosferë të përkryer për të ndarë momentet më të bukura.
Çdo detaj është projektuar për t’ju bërë të ndiheni pa nxitim.
Ballkon panoramik · Pamje nga deti · Wi-Fi · Smart TV · Kondicioner · Minibar
Exclusive Suite
Aty ku panorama bëhet pjesë e dhomës.
Exclusive Suite përfaqëson përvojën më ekskluzive të Palma d’Oro.
Hapësirat e bollshme, ballkoni i madh privat dhe pamja e pandërprerë drejt detit krijojnë një ambient ku çdo moment fitoi një ritëm tjetër.
Në mëngjes ju zgjon drita natyrale.
Në mbrëmje ju shoqëron perëndimi mbi horizont.
Një suitë e krijuar për ata që kërkojnë privatësi, qetësi dhe bukurinë e peizazhit në çdo çast.
Ballkon panoramik · Pamje ballore nga deti · Hapësirë Premium · Wi-Fi · Smart TV