Skip to content

Relax · Shije · Qetësi

Një oaz qetësie ndërmjet kodrave dhe detit, ku mikpritja, komoditeti dhe eleganca bashkohen për të krijuar një përvojë të paharrueshme në Rivierën e Adriatikut.

Mirë se vini

Luksi që takohet me natyrën

I vendosur në një pozicion panoramik me pamje nga deti dhe kodrat e gjelbëruara me ullinj, Palma d’Oro Luxury Hotel & Events ofron një atmosferë të veçantë për pushime relaksuese, fundjava romantike dhe evente ekskluzive.

Me ambiente moderne, pishinë të jashtme, restorant panoramik dhe dhoma të dizajnuara për komoditet maksimal, hoteli është krijuar për mysafirët që kërkojnë më shumë se një qëndrim, një eksperiencë.

Qetësi

16 dhoma të projektuara për relax dhe privatësi, me pamje që shtrihen nga deti, pishina dhe peizazhi natyror përreth.

Momente relaksi nën diell

Pishina e jashtme prej 162 m² është zemra e ambienteve tona të jashtme. E rrethuar nga hapësira relaksi, çadra dhe shërbime bari, ajo ofron një panoramë të mrekullueshme drejt detit dhe kodrave përreth.

Një vend ideal për të shijuar qetësinë e mëngjesit, freskinë e pasdites ose perëndimet magjepsëse të diellit.

Shije autentike me pamje panoramike

Restoranti i Palma d’Oro mirëpret mysafirët në një ambient elegant me veranda xhami dhe pamje të hapur nga deti dhe pishina.

Menuja është kuruar me kujdes për të kombinuar traditën mesdhetare me prezantimin modern dhe përbërësit cilësorë.

Festoni momentet më të bukura

Nga ditëlindjet dhe fejesat deri te dasmat intime dhe eventet private, Palma d’Oro ofron ambientin ideal për çdo rast të veçantë.

Hapësirat tona mund të përshtaten sipas nevojave të eventit, duke garantuar elegancë, privatësi dhe një atmosferë unike.